Moti


Shkencëtarët nga Universiteti i Iowa kanë zhvilluar një procedurë të re për rigjenerimin e kockave të dëmtuara. Kjo procedurë është emëruar " patch bio " - dhe  funksionon duke dërguar udhëzime për prodhimin e kockave drejtpërdrejt në qeliza me anë të përdorimit të grimcave mikroskopike në ADN.

Kjo metodë në eksperimentet e kryera në kafshë, rezultoi e sukseshme në rigjenerimin e tërësishëm të kockave për të mbuluar lëndimet e kafkës. Patch Bio suskesshëm ka stimuluar edhe rritjen e re të kockave në qelizat e palcës stromale të njeriut. Në të ardhmën , Patch Bio do të mund të përdoret për të riparuar defektet e lindjes duke përfshirë kockat e humbura rreth kokës apo fytyrës. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë në fushën e stomatologjisë për implante.

Për të krijuar Patch Bio , ekipi i hulumtimit i udhëhequr nga Satheesh Elangovan paraqitën udhëzimet për prodhimin e kockave në qelizat kockore egzistuese brenda një trupi të gjallë. Kjo u mundësoi qelizave për të prodhuar proteina të nevojshme për krijimin e më shumë kockave. Kjo u arrit duke përdorur një pjesë të ADN-së që kodon trombocite të quajtura PDGF -B . Hulumtimet e mëparshme janëe mbështetur në aplikime të përsëritura nga jashtë, që ishte metodë shumë e shtrenjtë, intensive dhe më e vështirë për tu replikuar me konsistencë.

" Ne i furnizuam qelizat me ADN në mënyrë që qelizat të prodhojnë proteina dhe kështu gjenerohet proteina që përmirëson rigjenerimin e kockave , " shpjegoi Aliasger Salem.

Hulumtuesit gjithashtu theksuan se sistemi i shpërndarjes nuk është viral , që do të thotë se plazmiti nuk shkakton ndonjë reagim të padëshiruar imunitar , dhe se kjo mënyrë është e lehtë për të siguruar prodhim në masë dhe me kosto të ulët.
Artikulli i plotë në Science Direct
 
Top