Lidhja
Demokratike e Kosovës- dega në Kamenicë edhe një herë sqaron se siç thonë ata “procesi i
brendshëm i zgjedhjeve ishte procesi më
transparent dhe demokratik i mbajtur ndonjëherë”
Sqarimi i plotë i pa edituar
Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së, qytetarë të KamenicësPër hirë të opinonit dhe së vërtetës sqarojmë se, në procesin e brendshëm të zgjedhjeve të LDK-së në Kamenicë, të mbajtur në më shumë se 25 nëndegë, dhe me një pjesëmarrje të madhe të antarsisë së gjerë për të zgjedhë dhe për tu zgjedhur, të përcjellur nga mjetet e informimit dhe rrjete sociale, ky proces është vlerësuar si procesi më transparent dhe demokratik i mbajtur ndonjëherë, nga i cili kanë dalë strukturat të reja të zgjedhur me votë të fsheht, demokratike dhe të pranuar nga të gjithë.
LDK-ja, në Kamenicë, është e përkushtuar për t'ia kthyer dinjitetin Komunës, të luaj rolin e sajë në interes të qytetarëve dhe nuk bie pre individëve të caktuar të cilët për interesa personale synojnë të njëllosin një proces demokratik, organet e reja të zgjedhura nga vullneti i antarsisë, ata të rinjë e të reja, gra e burra të ndërgjegjshëm të përgaditur profesionalisht dhe gjithashtu për figurën e Kryetarit të degës Mr.Shaip Surdulli, i cili edhe në këto zgjedhje doli fitues absolut, dhe i cili ka udhëhequr LDK-në nga fitorja në fitore.
Individët me mendësi të kaluar dhe të subjekteve tjera politike, nuk dinë dhe nuk mundë të flasin për demokracinë e LDK'së. Ata janë kalimtarë të rastit që mundë të propagandojnë, të shpifin,... por asnjëherë nuk mundë të na ndalin sepse LDK është lokomotivë që asnjëherë nuk do të ndalet...
Ndërsa disa Përfaqësuesit e nëndegëve tё LDK-sё sё Komunës sё Kamenicës, me (21 maj) kanë mbajtur takim nё Kamenicё mbi analizen e kuvendit zgjedhor të degës ku dhe shprehen pakënaqësinë përmes një reagimi
Reagimi i plotë
Politika përjashtuese e z. Surdulli pёr kryesi tё degës, si: Nёndegёt me elektorat mё tё shumtё: Kamenica, nёndegёt e qytetit: ( Qendra, Malёsia, Iliria dhe Çamёria ) Koretini, Hodonoci, Petroci, Shipashnicё e Ep., Rogaçica, etj.
Nё kuvendin zgjedhor, pasi u shpall fitues pёr kryetar tё degës, z. Surdulli, i njëjti u urua nga tё dy kundёrkandidatёt, nё mёnyrё shumё demokratike, me qёllim tё ruajtjes sё unitetit nё Parti, por sjellja e tij injoruese me listёn e propozuar pёr kryesi tё degës, u shpreh kështu:
Do t’i propozoj 23 emra tё cilёt janë mbështetësit dhe përkrahësit e mi- ata qё mё ndihmuan dhe mbështetёn. Sjellja e tijё ishte përjashtuese, fyese, denigruese pёr anëtarёt e mirёfillt dhe tё devotshëm tё LDK-sё.
Nё shenjë paknaqёsie, nё pjesën e dytё tё kuvendit zgjedhor, mbi 30 delegat e kanё lëshuar mbledhjen, si reagim ndaj politikёs diskriminuese tё z. Surdulli i cili nё shenjё hakmarrje pёr mospёrkrahjen e tijё pёr kryetar, ka propozuar pёr kryesi ( nё kuvendin e orkestruar dhe dirigjuar nga ai ) njerëz jo kredibil.
Injoranca dhe deklarimi i tijё, se: Tё gjithё ata qё nuk mendojnë si unё janë frymё e PDK-sё.
Pёrkujtojmё Shaip Surdullin se këto nёndegё dhe kёta njerëz nuk janë anëtarё tё partive tjera, por anëtarё tё devotshëm dhe themelues tё LDK-sё. Njёherit këto nёndegё pёrbёjnё 50% tё votave tё LDK-sё.
Me politikёn diskriminuese tё z. Surdulli Degёn e LDK-sё sё Kamenicёs e ndanё nё dy pjesё, çka dëshmon përfaqësimi nё kryesi tё degës.
Shaip Surdulli privilegjoi nёndegёt tё cilat LDK-sё i kanё sjellur mё sё paku vota: Kopёrnicё – 42 vota, ( njё përfaqësues nё kryesi),
Dajkoc 17 –vota (njё përfaqësues nё kryesi),
Hogoshti – 183- vota ( dy përfaqësues nё kryesi ),
nga dy Karaçevat ( katёr përfaqësues nё kryesi ),
kurse nga nёndegёt e mёdha si Koretini me 520 – vota ( asnjë përfaqësues nё kryesi ), qyteti i Kamenicёs me katёr nёndegё, mbi 1240 – vota ( përfaqësohet me dy anëtarё rezident).
Shaip Surdulli privilegjoi nёndegёt tё cilat LDK-sё i kanё sjellur mё sё paku vota: Kopёrnicё – 42 vota, ( njё përfaqësues nё kryesi),
Dajkoc 17 –vota (njё përfaqësues nё kryesi),
Hogoshti – 183- vota ( dy përfaqësues nё kryesi ),
nga dy Karaçevat ( katёr përfaqësues nё kryesi ),
kurse nga nёndegёt e mёdha si Koretini me 520 – vota ( asnjë përfaqësues nё kryesi ), qyteti i Kamenicёs me katёr nёndegё, mbi 1240 – vota ( përfaqësohet me dy anëtarё rezident).
Kulmi i injorancës sё z. Surdulli arrinё nё eliminimin e dy asanmbleisteve aktuale, e qё njёherit janë fituese e tё gjitha zgjedhjeve lokale tё pasluftës, gjithashtu janë themeluese tё LDK-sё dhe kanё ushtruar funksione tё larta nё parti dhe qeverisje lokale.
Ne përfaqësuesit e nёndegёve tё LDK-sё i bёjmё me dije z. Surdulli se me kёtё politikё denigruese, injoruese dhe eliminuese ndaj tё gjithё atyre qё mendojnë ndryshe, do ta t’kurrё LDK-nё nё rritjen dhe zhvillimin e sajё.
Grupi prej 36 delegatëve tё pakënaqur me procesin zgjedhor nё kuvendin e VIII-tё zgjedhor tё LDK-sё nё Kamenicё
Kamenicё, 22.05.2015