Moti


Ish kreu i Komunës së Kamenicës Shaip Surdulli Sot (15 qershor) është takuar me kryeministrin Mustafa, gjatë këtij takimi ndër tjerash Surdulli ka biseduar me Mustafen për mundësinë e përfaqësimit të Degës së LDK-së në Qeveri, në mënyrë sa më adekuate duke përfshirë edhe një pozitë të Zv.Ministrit.

Surdulli tha se Kryeministrin Mustafa e falënderova për disa meremetime të mira të rrugëve regjionale nga ministria e Infrastrukturës, dhe e përmenda që palestra Sportive ka filluar në vitin 2004 dhe ende nuk po përfundon, ka thënë kreu i LDK-së dega Kamenicë Surdulli

Surdulli ka falënderuar Mustafën për përkrahjen e madhe që po i jep komunës së Kamenicës nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ndërsa Kryeministri Mustafa i premtoi për një vizitë së shpejti në komunën e Kamenicës (Tvkamenica)

 
Top