Moti


Disa qytetarë pretendojnë se ky ujë e shëron edhe kancerin.

“Mendoj që është shërues, sidomos për lukth. Është hera e tretë që vij dhe marrë ujë dhe për këto tri herë unë jam i kënaqur. Ka ndikuar në shëndetin tim, sepse më nuk kam dhimbje dhe më duket se gurët jam duke i larguar, andaj nuk jam duke përdorur ujë tjetër”, tha Dumnica.

Çdo gjë ka zgjidhje. Pavarësisht nëse zgjidhjet janë të vështira, njeriu lufton për të gjetur për çdo problem zgjidhjen e duhur. E njëra nga problemet e shumta që është pjesë e jetës nëse jo në moshë të re, atëherë dikur në moshë më të shtyrë, është edhe sëmundja. Njerëzit kërkojnë mjekë nga më të ndryshmit për t’u vizituar kur janë të sëmurë. Madje, ka raste kur ata kalojnë edhe në vende të largëta vetëm për të gjetur ilaçin e sëmundjeve të tyre, edhe pse ndoshta u kushton tejet shtrenjtë ai ilaç. Po ashtu, ka shumë sëmundje, të cilat nuk shërohen, por prapë askush nuk dorëzohet.

Edhe pse mjekësia ka avancuar, qytetarët nuk heqin dorë nga ajo që e quajmë mjekësi popullore. Shumë qytetarë shpesh kërkojnë ndihmën nga mjekët e ndryshëm popullorë. E në këtë mjekësi bëjnë pjesë produkte tërësisht nga natyra, si nga bimët e po ashtu edhe ujë i ndryshëm, i cili buron nga bjeshkë të ndryshme. Në fshatin Zajqec të komunës së Kamenicës ekziston një burim i tillë, që rrjedh nga bjeshkët e larta të këtij fshati, e që sipas banorëve të atyshëm njihet si ujë shërues.

Edhe të mërkurën ishin rreshtuar shumë persona pranë gypit, nga i cili dilte uji dhe pritnin në radhë për të mbushur enët, të cilat i kishin marrë  nga shtëpitë e tyre. Janë këta qytetarë nga vise të ndryshme të Kosovës, të cilët vijnë shumë shpesh tek ky burim dhe furnizohen me ujin e tij. Ata pretendojnë se nuk ka ujë më të shijshëm e po ashtu se ndikon mirë në organizmin e tyre.

Vjen rregullisht nga qyteti të marrë “ujin e bekuar”

Enver Pireva kishte ardhur me djalin e tij nga Kamenica me veturë për të mbushur enët e shumta që kishte marrë me vete. Ai thotë se çdoherë vjen tek ky burim dhe merr uji, pasi që ujë tjetër nuk përdor. “Ne e kemi edhe bunarin në oborr, por e pimë këtë ujë, sepse është tejet i shëndetshëm. Unë vij këtu çdo dy javë për të marrë ujë. Po ashtu, këtu vijnë vizitorë nga të gjitha viset e Kosovës, sepse po flitet dhe unë jam i sigurt që është ujë shërues”, ka thënë ai. Sipas Enverit, ai nuk kishte pasur ndonjë anëtarë të sëmurë në familje për të parë nëse është shërues, por kishte dëgjuar nga të tjerët. “Në familje nuk kam pasur rast që është shëruar, sepse nuk kam pasur ndonjë anëtar të sëmurë, por kam dëgjuar, sidomos të anës së Gjilanit, që kanë ardhur shumë persona dhe kanë marrë ujë dhe iu ka bërë shumë hair. Ky ujë është i shëndetshëm mjaft shumë dhe në shishe mund ta lësh dy vite e ashtu qëndron, nuk e humb pamjen as nuk bëhet sikur uji tjetër që ndërron ngjyrën”, është shprehur Pireva, duke shtuar se gjatë ditës ata në shtëpi shpenzojnë për pije deri 10 litra nga ky ujë. “Ne jemi tetë anëtarë të familjes dhe gjatë ditës i pimë dhjetë litra ujë. Këtu janë dy gypa nga të cilët del uji, por janë nga i njëjti burim dhe ia vlen të vijnë këtu, pasi që njerëzit po shkojnë në perëndim për shërim të ndryshëm e këtu nuk është shumë larg”, thekson Enveri.

Ndikon mirë në lukth

Kishte edhe njerëz më të moshuar, të cilët kishin ardhur pasi që mosha e shtyrë e bën të veten dhe sjell sëmundje të ndryshme. Osman Dumnica, i cili jeton në Fushë-Kosovë, thotë se prej që e ka pirë këtë ujë më nuk pi tjetër. “Mendoj që është shërues, sidomos për lukth. Është hera e tretë që vij dhe marrë ujë, por për këto tri herë unë jam i kënaqur. Ka ndikuar në shëndetin tim, sepse më nuk kam dhimbje dhe më duket se gurët jam duke i larguar, andaj unë nuk jam duke përdorur ujë tjetër”, thotë ai.

Osmani u rekomandon të gjithëve që kanë probleme me shëndet të vijnë dhe ta përdorin këta ujë, sepse, sipas tij, me të vërtetë ka veti shëruese. “Këta ujë do të duhej të vinin ta merrnin kush ka probleme me shëndet. Kam dëgjuar që vijnë nga vende të ndryshme dhe mirë bëjnë, sepse dikush shkon në vende të largëta për t’u shëruar e këtu e kanë më afër.

Unë i kam marrë 50 shishe që t’i mbushi dhe ne e kemi edhe ujësjellësin në Fushë-Kosovë, por aty nuk pihet uji fare”, thotë ai. Disa qytetarë thonë kur ta pish njëherë këtë ujë, pastaj e kërkon organizmi çdo herë që ta përdorësh. Një rast i tillë është Shemsiu nga Podujeva, i cili është shprehur tejet i kënaqur me cilësinë e ujit të këtij burimi që vjen nga natyra.

“Unë marr ujë këtu dhe organizimi im shumë e pëlqen. Po ashtu, kam dëgjuar nga njerëz të ndryshëm që u ka shëruar shumë sëmundje si gurët e sëmundje të tjera, andaj ia vlen të vijnë dhe ta provojnë, pasi që është në vendin tonë dhe kanë mundësi të mos paguajnë asgjë, sepse i tëri është falas”, thotë ai.

E dikush pretendon se ky ujë bën dobi edhe për sëmundje më të rënda si sëmundja e kancerit. “Është i mirë edhe për sëmundje më të rënda si sëmundja e kancerit, sepse lehtëson dhimbjet. Kam rast në familje që po e përdorin dhe po ndihen të kënaqur, andaj për këtë ua rekomandoj këtë ujë”, ka thënë një person, i cili nuk dëshironte të tregonte emrin.

E në përgjithësi ata që vijnë të marrin këtë ujë janë të kënaqur me të,  50 shishe me ujë i kishte mbushur një qytetar në burimin në Zajçevc, për të cilin thuhet se ka veti shëruese.

“Unë marr ujë këtu dhe organizmi im shumë e pëlqen. Po ashtu, kam dëgjuar nga njerëz të ndryshëm që u ka shëruar shumë sëmundje, si gurët e sëmundje të tjera, andaj ia vlen të vijnë dhe ta provojnë, pasi që është në vendin tonë dhe kanë mundësi të mos paguajnë asgjë, sepse i tëri është falas”, thotë Shemsiu nga Podujeva.

Enver Pireva kishte ardhur me djalin e tij nga Kamenica me veturë për të mbushur enët e shumta që i kishte marrë me vete. Ai thotë se çdoherë vjen tek ky burim dhe merr ujë, pasi që ujë tjetër nuk përdor.

“Ne e kemi edhe bunarin në oborr, por ne e pimë këtë ujë, sepse është tejet i shëndetshëm. Unë vij këtu çdo dy javë për të marrë ujë. Po ashtu, këtu vijnë vizitorë nga të gjitha viset e Kosovës, sepse po flitet dhe unë jam i sigurt që është ujë shërues”, ka thënë ai. 

“Është i mirë edhe për sëmundje më të rënda, si sëmundja e kancerit, sepse lehtëson dhimbjet. Kam rast në familje që po e përdorin dhe po ndihen të kënaqur, andaj jua rekomandoj këtë ujë”, ka thënë një prej qytetarëve që po furnizohej me ujë. (Kosova Sot)

 
Top