Moti

Printimi 3D ka aftësinë për të krijuar pothuajse gjithçka, nga figura komplekse, deri te veshët bionik dhe madje edhe printerë të tjerë 3D . Së fundi , një projekt në San Diego ka zbuluar se mund edhe të gjenerojë një pjesë të mëlçisë duke printuar shtresat e qelizave të gjalla .

Duke përdorur aftësinë natyrore të mëlçisë për rigjenerim, hulumtuesit në Organovo ishin në gjendje të krijojnë një pjesë të mëlçisë që ishte në gjendje të funkionojë si një mëlçi e shëndetshme , duke filtruar toksinat dhe ilaçet dhe duke ruajtur lëndët ushqyesve - për deri në 40 ditë .

Ky është një rekord i ri në krahasim me rezultatet e mëparshme të kompanisë në prill, kur mëlçia e krijuar ishte në gjendje për të mbajtur funksionimin për vetëm pesë-gjashtë ditë. Kjo është një rritje për 700 për qind !

Pjësët e mëlçisë të printuara në 3D shfaqën një reaksion normal ndaj acetaminofinës (e njohur si , Tylenol ) dhe barëra të tjera , duke sugjeruar se ajo funksionon në të njëjtin nivel me një mëlçi të njeriut normal . Megjithatë ,suksesi i printimit 3D të pjesëve të mëlçisë nuk është ende një tregues për të kryer operacione për transplantimin e organeve të plota . Një mëlçi e plotë përmban rrjete të vogla të enëve të gjakut e kjo është një sfidë për të replikuar në printimin 3D .

Megjithatë, pasi që mëlçia e njeriut është organ më pak kompleks kur krahasohet me organet e tjera , një mëlçi e plotë e printuar 3D mund të jetë një prej organeve të para që do të rikrijohet me sukses. Por edhe  porcionet e vogla milimetrike të mëlçisë potencialisht mund të ndihmojnë pacientët të cilët nuk kanëe nevojë për transplantim të plotë të organit.

Kompania Organovo është duke planifikuar të fus nëe përdorim projektin për printimin 3D të shtresave të mëlçisë së njeriut në vitin 2014. Projekti do të testojë reagimin e indeve njerëzore në kandidatët që do të përdorin ilaçet, për të siguruar kështu rezultate më të sakta për hulumtime farmaceutike sesa testimi në kafshë. Rezultatet pastaj mund të përdoret për të zhvilluar më shumë ilaçe të reja efektive , me efekte anësore më të vogla.

Organovo, via LiveScience

Shiko Videon e Bioprintimit 3D
 
Top