Moti

Foto: University of Southampton
Shkencëtarët nga Univesiteti i Southamptonit dhe Universiteti i Eindhoven për Teknologji kanë zhvilluar një teknologji të re që do të mund të ruaj sasi të jashtëzakonshme të informatave në disk, më saktësisht rreth 360 Terrabajt. 

Kjo shifër është rreth 100 herë më e lartë se kapaciteti i disqeve të sotme. Përveq kësaj, informatat në disk do të jenë të qëndrueshme për më tepër se një milion vite.

Duke përdorur një laser me shpejtësi të lartë të tipit femtosekond, informacioni shkruhet në nano-struktura të vetë-mbledhura që janë të krijuara në kristale silici, dhe ruhet në pesë dimensione:

 Përveç pozitës tre-dimensionale mbi materialin nanostrukturorë, përfshihet edhe madhësia dhe orientimi.
Disku ka një stabilitet termik deri në 1000°C që praktikisht është i përjetshëm.

Teknologjia ka marrë emrin "Superman memory crystal" nga memorja kristalore në filmin Superman.
 
Top