Ka përfunduar publikimi i emrave të veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tanimë në ueb faqen zyrtare të Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të këtyre kategorive, janë publikuar të gjitha listat paraprake për të gjitha Zonat Operative të UÇK-së.
Lista e parë që është publikuar javë më parë ka përfshirë shumicën e emrave të pjesëtarëve të UÇK-së nga Zona Operative e Karadakut, ku bënë pjesë komuna e Kamenicës.
Por ka pasur edhe ushtarë të UÇK-së nga Kamenica që kanë luftuar në Zona tjera operative, ku janë zhvilluar betejat më të mëdha të luftës së UÇK-së.
Ajo që bie në sy në listat e publikuara së fundi, janë katër vëllezërit Klaiqi nga Koretini të cilët kanë luftuar në Zona të ndryshme.
Siç mund t’i shihni në dokumente zyrtare, Milaim Klaiqi ka qenë pjesë e Operacionit “Shigjeta” të UÇK-së që kanë operuar në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Pastaj është Heset Klaiqi që ka luftuar në Zonën e Dukagjinit , përkatësisht në luftimet e Koshares në kufirin Kosovë-Shqipëri, përkrah komandantit Agim Ramadani.
Pastaj është Afrim Klaiqi që ka qenë ushtarë në Zonën e Karadakut, si dhe Bekim Klaiqi që ka qenë pjesë e luftës nëç Zonën e Llapit në fillim e pastaj në Zonën e Karadakut në Marec.
Milaimi dhe Heseti të cilët në luftë kishin ardhur nga Zvicra, aktualisht jetojnë prapë në Zvicër, ndërsa dy vëllezërit tjerë, Afrimi dhe Milaimi jetojnë në Koretin të Kamenicës, ndërsa punojnë në profesionet e tyre të paraluftës.(tvkamenica.com)