Postimi i plotë dhe i pa edituar
Letër qytetarëve të Kamenicës,
Sot jemi mbledhur bashkë që të dërgojmë mesazh të tolerancës dhe mirëkuptimit. Të dërgojmë mesazh në të gjithë Kosovën se qytetarët e Kamenicës kanë kulturë të lartë në familje, shoqëri dhe punë. Këtë imazh duhet ta mbajmë me kujdes të veçantë.
Ndërtesa e Komunës do ti hapë dyert për të gjithë qytetarët pa dallim. Do t‘ju shërbej me profesionalizëm në kërkesat, ankesat apo idetë tuaja.
Do të kujdesemi në arsim cilësorë duke qenë pranë mësuesit, nxënesit dhe prindit. Me një bashkëpunim të tillë, fëmijët tanë do të kanë një të ardhme më të mirë.
Bujqësia, blegëtoria dhe bletaria janë pjesë e pandashme e programit tonë. Subvencione nga të hyrat vetanake dhe qeveria dhe mbulesa në raste të humbjës nga shkaqe të ndryshme.
Shëndetësia nuk do të jetë më ankesa e qytetarit në shërbim, infrastrukturë dhe mobilitet. Qytetarët do të shërohen këtu në Kamenicë.
Qendra e Inovacionit do jetë adresa kryesore e rinisë. Me një investim SMART, rinia do të certifikohet, bizneset startuese do të zhvillohen dhe bursat do ti kthehen studentëve.
Aktivitetet kulturore do të riaktivizohen me përvjetorë, koncerte dhe të tjera.
Klubet sportive dhe sportistët nuk do të luajn të uritur, perveq kësaj, me të gjitha mundësitë tona do të investojmë në ambiente sportive.
Kemi të shkruar çdo mungesë të infrastrukturës dhe jemi të gatshëm që të fillojmë investimet që nga dita e parë në projektin numër një që është uji i pijës, numër dy që janë ujërat e zeza e kështu me radhë.
Ne jemi të përkushtuar, të pregaditur dhe të sigurtë në mandatin tonë katër vjeçarë. Për këto të arritura, na duhet vota dhe besimi i qytetarit dhe këtë obligim ndaj jush do ta kryejmë me përgjegjësi dhe faqebardhë.
Prandaj, deri ditën e zgjedhjeve, të mobilizohemi duke biseduar në mënyrë demokratike që të binden edhe ata që janë në dilemë të na votojnë.
Faleminderit të gjithë aktivistëve dhe simpatizantëve për aktivitetet në fushatë zgjedhore. Faleminderit të gjithë qytetarëve për bashkëbisedimet që i kemi patur.
Ju uroj zgjedhje të qeta dhe demokratike dhe shpresoj shumë që të festojmë së bashku.
Krenarë me Kamenicën.
I juaji,
Shaip Surdulli