Revista letrare “Nositi” që sapo ka dalur nga shtypi i kushtohet veprimtarit, intelektualit e atdhetarit Ganimet Klaiqit, cili ishte bashkëthemelues i revistës dhe botoi punime në të, shkruan rajonipress.
Në faqet e revistës janë shkrimet e autorëve: Nexhat Rexha, Sinan Sadiku, Hysen Matoshi, Ferid Selimi, Baki Krasniqi, Memli Sh. Krasniqi, Sejdi M. Gashi, Qazim Doda, Shkrimet autoriale të Ganimet Klaiqit dhe Disa të dhëna biografike për Ganimet Klaiqin.
Ndryshe Ganimet Klaiqi u nda nga jeta në maj të këtij viti. Ishte profesor, dhe koordinator i Zyrës së Mediave në UBT.
Ai lindi më 26 janar 1965, në Poliçkë të Kamenicës. Shkollën fillore e ka mbaruar në vendlindje, të mesmen në Dardanë, fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Prishtinë, si dhe studimet e nivelit master i ka mbaruar në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Klaiqi gjatë vitit shkollor 1993/1994, ka punuar si arsimtar i Gjuhës dhe letërsisë shqipe, në shkollën fillore “Abdullah Krashnica”, në Preshevë. Më 1997 kishte nisur punën si korrespondent në të përditshmen “Koha Ditore”.
Pas përfundimit të luftës, në institucionet e përkohshme ka punuar një vit si shef i Zyrës së Informacionit në Kamenicë. Gjatë kësaj kohe është marrë me shkrime të ndryshme, në prozë e poezi. Në vitin 2000 i është rikthyer gazetarisë ku ka vazhduar deri më 2015, ku në të njëjtën kohë filloi ligjërimin edhe në UBT, për të vazhduar këtë punë deri në ditët e fundit të jetës së tij.
Disa orë para se të vdiste, ai la një porosi për institucionet, gazetarët dhe studentët e tij:
“Të nderuar miq, profesorë, gazetarë, familjarët e mi të dashur,vëllezër e motra, që më rrini pranë në këto ditë të vështira për shërimin tim. Lajmet nga shoqnia po vinë si bombë e kurdisur, pa rrugëdalje, për shkak të mendësisë del të jetë primitive, sepse sulmet ndaj mendimit të lirë janë sulme ndaj vetë historisë njerëzore. Edhe në organizimet më të vjetra liria e shprehjes ishte dhe mbeti boshtë i demokracisë. Mos i sulmoni gazetarët për bindjen e lirë, ata mund të jenë shtyllat që i japin hov luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar! Janë tanët dhe ashtu i duam!!”