Moti



Pas publikimit të marrëveshjes PDK - AKR që TV Kamenica pati rastin ta publikojë ditën e djeshme, tani vjen edhe konfirmimi nga kryetari i AKR-së Fatmir Matoshi. Në bazë të kësaj marrëveshje Dega e AKR-së ka përkrahur në garën e balotazhit kryetarin e zgjedhur të Kamenicës Begzad Sinanin e PDK-së, ndërsa kjo parti do të ketë nënkryetarin e komunës dhe të udhëheq katër drejtori.

Kryetari i degës së AKR-së Fatmir Matoshi do të jetë nënkryetari i ri i Komunës.

“Pres që të fillojmë punën menjëherë pas certifikimit të rezultateve, sepse na presin shumë sfida.Sot e kam pasur një takim me kryetarin e zgjedhur të Kamenicës Begzad Sinanin, dhe kemi filluar të rendisim prioritetet e para për Kamenicën. Përveç angazhimit tim, ne do të udhëheqim edhe me katër drejtori, ndërsa fokusi ynë kryesor do të mbetet zhvillimi ekonomik i Kamenicës”, tha Matoshi për TV Kamenica.

Matoshi theksoi se Dega e Kamenicës e ka mbështetjen e fuqishme të Presidentit Pacolli, dhe pjesëmarrja e AKR-së në këtë qeverisje do të jetë plotësisht në interes të qytetarëve të Kamenicës dhe beson se e ardhmja do të dëshmojë këtë.
05 Dhjetor 2013
 
Top