Moti



TV Kamenica ka siguruar një kopje të marrëveshjes për koalicion në mes të PDK-së dhe AKR-së dega në Kamenicë. Fotgrafia e bashkangjitur përmban tekstin e plotë të kësaj marrëveshje. Dokumenti përmban 8 pika:

 

KAMENICË

Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve lokale të datës 3 nëntor 2013, në bazë të vullnetit të elektoratit të partive respektive dhe në harmonizim të programeve qeverisëse për mandatin 2014-2018, si partnerët kryesorë të qeverisjes së ardhshme, me qëllim të fitores së zgjedhjeve lokale në Kamenicë, Partia Demokratike e Kosovës (më tutje PDK) dhe Aleanca Kosova e Re (më tutje AKR) arrijnë këtë:


MARRËVESHJE PËR BASHKËQEVERISJE

1. AKR do të mbështes kandidatin z.Begzad Sinani për garën e balotazhit me 1 dhjetor 2013.

2. Kryetari i ardhëm i Kamenicës z.Begzad Sinani do të emërojë zëvendëskryetarin e Komunës, që do të jetë kryetari i degës së AKR-së, në bazë të propozimit të bërë nga Dega e AKR-së.

3. PDK dhe AKR do të përcaktohen edhe për emërimin e një nënkryetari nga radhët e komuniteteve pakicë.

4. PDK dhe AKR do të harmonizojnë aktivitetet e përbashkëta gjatë fushatës elektorale për garën e balotazhit.

5. PDK dhe AKR do të formojnë së bashku Qeverinë e ardhshme Komunale në bazë të proporcionit të drejtorive që u takojnë, duke lënë hapësirë edhe për subjekte të tjera politike që do të mund ti bashkohen këtij koalicioni. Bartëse të pushtetit do të jenë PDK dhe AKR. AKR do të udhëheq së paku me katër drejtori komunale.

6. PDK dhe AKR janë dakorduar që drejtorët e emëruar të jenë profesional, të kenë autonomi të plotë në punën e tyre dhe të mbikqyren nga kryetari dhe zëvendëskryetari i Komunës së Kamenicës.

7. PDK dhe AKR do të angazhohen që qeverisja e ardhshme lokale të jetë në shërbim të plotë të qytetarit të Kamenicës, dhe do të punojnë fuqishëm për ringjalljen ekonomike të Komunës dhe rregullimin e infrastrukturës në të gjitha pjesët e Komunës së Kamenicës.

8. Kjo marrëveshje u arrit në prezencën e Kryetarit të PDK-së z. Hashim Thaçi, hyn në fuqi menjëherë, ka afat qëndrueshmërie katër vjet dhe nuk është publike për opinionin deri pas mbarimit të balotazhit.

Kamenicë, 13 Nëntor 2013
Begzad Sinani Kandidat i PDK-së për kryetar                                   Fatmir Matoshi, kryetar i AKR-së


Dokumenti i mëposhtëm i nënshkruar nga partnerët e koalicionit.



05 Dhjetor 2013
 
Top