Manchester United ka pësuar humbje nga Everton në shtëpi të vet me rezultat minimal 1 - 0. Pjesa e parë u mbyll pa gola ndërsa në pjesën e dytë inkuadrohet edhe Adnan Januzaj në të cilin u shkaktua një penalti e pastër por ashtu nuk mendoi gjyqtari. Përkundër përformancës së shkëlqyeshme të Januzaj dhe rasteve të shumta nga United ishte Evertoni i cili kaloi në epërsi përmes Bryan Oviedo i cili shënoi golin e vetëm në këtë takim për musafirët nga Liverpooli. Ndërkaq rivali i Evertonit, Liverpool shënoi fitore të thellë prej 5 me 1 kundër Norwich City. Në këtë ndeshje ishte Suarez ai që shënoi 4 gola. Golin e pestë e shënoi talenti i ri Sterling ndërsa për Norwich golin e nderit e realizoi Bradley Johnson.
Në ndeshjet e tjera nuk pati befasi. Klubet londineze të gjitha shënuan fitore, Arsenal mposhti Hull Cityn me rezultat 2 me 0 , Chelsea me mund të madh arriti që si musafir i Sunderland të fitojë 4 - 3, kurse Tottenham mposhti Fulhamin në transfertë me rezultat 2 -1. Manchester City gjithashtu nuk lejoi befasi pasi që shënoi fitore në transfertë ku mposhti me rezultat 3 - 2 West Bromwich Albion.
Manchester United 0 - 1 Everton
Liverpool 5 - 1 Norwich