Luftëtari në Kuvendin e Kamenicës
Bekim Klaiqi, i njohur gjatë luftës së UÇK-së si “Argjendi” do të jetë delegat i Kuvendit Komunal të Kamenicës nga mbledhja e radhës.
Bekim Klaiqi do të jetë pjesë e grupit të delegatëve të AKR-së.
Lajmin e ka bërë publik Kryetari i AKR-së, njëherit Nënkryetar i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi. “Me Asambleistin më të ri të AKR-së Bekim Klaiqin.
Kënaqësi dhe nder me e pas në grup dhe me punu së bashku” ka shkruar nënkryetari Fatmir Matoshi.
Bekim Klaiqi do ta zavendësojë Florim Demollin në Kuvend, pasi ky I fundit ka kaluar në pozitë të re në administratën komunale.
Ai vjen nga një familje e cila i dha UÇK-së katër luftëtarë.