Moti

Rreth 38% e fëmijëve nën 2 vjeç rriten duke përdorur tablet dhe smartphone. Kjo është një e dhënë që vjen nga një kërkim i “Common Sense Media”, një organizatë jo fitimprurëse në San Francisco, e cila merret vetëm me studimin e efektit të teknologjia e re ka tek përdoruesit e rinj në moshë.
Sipas studimit, dy në pesë fëmijë përdorin aparatet celularë të prindërve për të luajtur dhe për të parë video. “Gjenerata digjitale ka mbërritur. Sa i përket mediave të tjera që përdorin shumë pak teknologjinë, siç është televizioni, përsëri ngelet i preferuar nga fëmijët dhe sipas statistikave 66% të fëmijëve ngecin në të duke u argëtuar me kartonat e animuar, ndërsa 4-10% e tyre përdorin kompjuterin. Këto të dhëna i përkasin studimit të realizuar nga viti 2011 deri në 2013”, ka shpjeguar themeluesi i CSM, Jim Steyer./noa
 
Top