Ekziston vetëm një rrugë për përparimin dhe avansimin e të drejtave të shqiptarëve në Komunën e Medvegjës, ajo është e drejta demokratike dhe obligimi qytetar e kombetar për të marrë pjesë në zgjedhje. Këtë të diele atje do të mbahen zgjedhjet e parakohshme komunale. Të gjithë jemi të vetdijëshëm se numri apsolutisht më i madh i shqipatrëve nga kjo komunë është shpërngulur dhe se atje ka ndodhur një spastrim etnik.
Por, Medvegjasit këtë të diele duhet që në mënyrë masive të kthehen në komunën e tyre dhe të votojnë për pronat e tyre dhe të drejtat e veta. Sa më i madh që të jetë numri i shqiptarëve që votojnë, aq më të fuqishme do të jenë organet komunale dhe delegatët shqiptar të Kuvendit Komunal.
Hapja e kufirit në Kapi të Sfircës që do të ndodh së shpejti dhe lidhja e drejtpërdrejt e Medvegjës me Kamenicën është edhe një shpresë më shumë se një ditë do të krijohen kushtet për kthimin e përhershëm të shqiptarëve në tokat e veta.
Bashkëkombas të nderuar të Komunës së Medvegjës, kryeni obligimin Tuaj kombëtar e qytetar, votoni të dielën në Medvegjë, jepni një rast dhe një mundësi më shumë të ardhmes Tuaj më të mirë.
Urime
Fatmir Matoshi, nenkryetar i Komunes se Kamenices