Kryetari i komunës Begzad Sinani së bashku me nënkryetarin Fatmir Matoshi, kanë vizituar mbrëmë banoret e Beriovjcës.
Banorët e Berivojcës kanë shfaqur brengat e tyre për gjendjen e krijuar në prag të përfundimit të projektit “Kosova e Bukur”, projekt i cili është fituar nga komuna e Kamenicës nga BE.
Komuna për këtë projekt ka ndihmuar IOM-in me 15.000 euro në realizimin e këtij projekti, pasiqë kanë hasur në pengesa gjatë realizimit.
Kryetari Sinani ka thënë se projekti do të realizohet ashtu siç është planifikuar të ndërtohet, poashtu ai ka thënë se ka ndihmuar për dhënien nga 15.000 euro për pengesat që është dashur të ndërmerren, projekti do të përfundoj dhe paknaqësit e juaja do ti përcjellim dhe të mënjanohen ato pakënaqësi që janë të arsyeshme do të identifikohen dhe të permisohen, ka thënë kryetari Sinani.