Moti

Përfaqësuesi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu, ka paralajmëruar se Lugina do të shpallë autonominë në rast se në Kosovë themelohet Asociacioni i Komunave Serbe.

Nëse serbët e Veriut shpallin Asociacionin e Komunave apo autonomi edhe ne në Luginë të Preshevës do të shpallim autonominë, me të drejtë të bashkimit me shtetin tonë amë, Kosovën. Ky proced so të bëhet konformë vullnetit dhe Referendumit të 1-2 marsit të vitit 1992. NJë akt i tillë është në përputhshmëri edhe me konventat ndërkombëtare dhe me Kartën e OKB’së, e cila garanton vetëvendosjen e popujve”, ka thënë Musliu, për Preshevajonë.

Ai ka thënë se vazhdimisht kanë kërkuar që edhe Lugina e Preshevës të jetë pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por se një kërkesë e tillë është injoruar.

“Nuk po kërkojmë pushkë, as luftë, por thjeshtë të inkuadrohemi në dialog”, ka shtuar Musliu.

Ne në Luginën e Preshevës kemi telashe, sidomos me politiken diskriminuese të Serbisë”,.

Ai ka thënë se pa zgjidhjen e problemit të Luginës së Preshevës s’do të ketë stabilitet në rajon.

Musliu ka thënë se për shqiptarët e Luginës duhet të vlejë parimi i reciprocitetit, atë që marrin serbët në Kosovë, të marrin shqiptarët në Luginë.
 
Top