Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, në bazë të të dhënave që ka nga autoritetet zvicerane, kohëve të fundit është konstatuar se ka pasur tentime nga individë me profesione të artistëve (këngëtarëve), që në territorin e Konfederatës zvicerane, kanë hyrë pa lejen e punës për të shfaqur koncerte nëpër shoqata, klube dhe diskoteka.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, njofton artistët, por edhe përkujton cilindo që, nga Kosova vjen në Zvicër për të ushtruar një punë, ata duhet të pajisen me vizën e punës. Në të kundërtën, autoritetet zvicerane ushtrojnë në mënyrë të rreptë masën e arrestit dhe të ndëshkimeve sipas ligjeve për ushtrim të punës në mënyrë ilegale në territorin e Zvicrës.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, tërheqë vërejtjen, se sipas ligjit dhe rregullave në fuqi, lidhur me ardhjen në Zvicër për të ushtruar veprimtari pune në lëmitë e ndryshme, pra edhe artistike, nga autoritetet zvicerane kërkohet domosdoshmërisht viza valide e punës, qoftë ajo edhe një punë me afat të shkurtër./BS/