Moti

Sot në orët e paraditës si pasojë e një aksidenti rrugor, ka humbur jetën Faredin Selimi, nga fshati Konçul i Buajnocit, i cili jetonte në Kamenicë.

I ndjeri në vendin e quajtur Crep të Komunës së Ranillugut, është shtypur nga një autobus, për pasojë ka humbur jetën.

Sipas burimeve brenda policisë së rajonit të Gjilanit, rasti ka ndodhur kur Selimi kishte tentuar ta kalojë rrugën në trekëndëshin ku ndahen rrugët Bujanoc-Kamenicë - Gjilan dhe aty është shtypur nga autobusi. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me prokurorin e rastit dhe po heton shkaqet e aksidentit. Selimi prej kohësh me familje ka jetuar në Kamenicë.

 
Top