Moti

Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ka diskutuar për çështjen e futbollit kosovar, në mbledhjen e mbajtur, të mërkurën dhe të enjten, në Salvadore di Bahia në Brazil, por nuk ka vendosur asgjë. 

Megjithatë, drejtuesit e shtëpisë së futbollit botëror kanë paralajmëruar se më 10 janar do të merret një vendim nëse Përfaqësueses A të Kosovës do t’i lejohet zhvillimi i miqësoreve ndërkombëtare.

“Gjatë kësaj mbledhje kemi diskutuar edhe për çështjen e Kosovës. Kurse, vendimi për zhvillimin e ndeshjeve miqësore do të merret me 10 janar”, ka thënë presidenti i FIFA-së, Sepp Baltter në konferencën për media. Drejtuesit e FFK-së edhe më herët kanë deklaruar se vendimi për çështjen e miqësoreve do të merret me 10 janar. Ndërkohë, në njoftimin e publikuar në faqen e zyrtare të FIFA-s rreth çështjes së Kosovës thuhet:

“Komiteti Ekzekutiv është informuar për takimin ndërmjet krerëve të Federatës së Futbollit të Serbisë dhe të Federatës së Futbollit të Kosovës në shtëpinë e FIFA-s më 29 tetor 2013, i cili pasoi vizitën e presidentit të FIFA-s në Serbi në qershor. Një takim i dytë trepalësh është planifikuar për 10 janar, 2014”
05 Dhjetor 2013
 
Top