Moti

Inspektorati Farmaceutik i Agjencisë së Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM) ka urdhëruar ndalimin e prodhimit, paketimit si dhe shpërndarjes së produkteve medicinale pa licencë të prodhuesit “Leka Med”.

Në vendimin që gazeta Tribuna e ka siguruar pas kërkesës për qasje në dokumente zyrtare, i protokolluar më 3 dhjetor 2013, me numër 2900, përveç masës së ndalimit, po ashtu i është bërë një gjobë prej 8 mijë eurosh Azem Lajçit, si person përgjegjës i kompanisë “Leka Med”. Lajçi është dënuar për shkak të cenimit të Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

Vendimin për gjobë, Inspektorati Farmaceutik e ka arsyetuar duke u bazuar në disa inspektime të bëra gjatë muajit nëntor 2013 në bashkëpunim edhe me Policinë e Krimeve Ekonomike. Këto fotografi janë realizuar gjatë bastisjeve në laboratorin “Leka Med” që ka prodhuar ilaçe./Alban Selimi



05 Dhjetor 2013
 
Top