Moti

Gazeta Washington Post bën të ditur se Agjencia për Siguri Kombëtare e Shteteve të Bashkuara (NSA) ka përgjuar gati 5 miliardë telefona mobilë në ditë, në gjithë botën, duke përcjellë kështu lëvizjet e individëve.Raporti i gazetës “Washington Post” citon dokumentet e siguruara nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden.
Raporti thotë se regjistrimet e mbledhura telefonike përfshijnë edhe ato të amerikanëve jashtë SHBA-së.
Agjencia për Siguri Kombëtare e Shteteve të Bashkuara thotë se nuk përgjon përdoruesit e telefonave mobilë brenda SHBA-së.
05 Dhjetor 2013
 
Top