U mbajt mbledhja e radhës e bordit të Drejtorëve.
Kryetari Sinani ne mbledhjen e bordit njoftoi se Komuna e Kamenicës është përfituese e një projekti nga MAPL-ja në vlerë prej 49.000 mijë euro që do të rregullohet parku i qytetit dhe asfaltimi i disa parkingjeve në qytet, së shpejti do të përmbyllet edhe përfundimi i palestres sportive.
Komuna ka marrë përsipër kompetenca shtesë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe nga janari do të menaxhoj edhe me shtëpinë në komunitet, kemi marrë informatën se do të përfundoj objekti i Komunës, fillimi i ndërtimit të objektit shkollës në Busavatë, Rregullimi i tribunave të stadiumit në fshatin Koretin, Asfaltimi disa rrugëve në qytet dhe fshatra dhe disa kanalizime, kemi problem me alokimin e mjeteve nga qeveria mirëpo nuk është vetëm komuna e jonë por edhe komunat tjera.
Kryetari Sinani kërkoj nga drejtorët komunal që të jenë më aktiv në menagjimin e stafit të drejtorive dhe kryerjen e punëve të përditshme si dhe të jenë edhe më të kujdesshëm në shpenzimin e buxhetit komunal sidomos përsa I përket derivative, dhe shpenzimeve të tjera.
Kryetari Sinani kërkoi nga drejtorët që evidentohen të gjitha investimet e kryera në Kamenicë nga periudha e pasluftës dhe deri më sot në të gjithë sektorët.
Poashtu drejtorët duhet të ofrojnë material lidhur me mundësitë që ofron Komuna e Kamenicës për investitorët potencial dhe të përgatitet një broshurë për këtë qëllim.