Kryetari Sinani, sot (17 gusht) ka pritur Ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hysenin me bashkëpunëtor.
Në takim, pos kryetarit të Komunës ishin të pranishëm edhe: nënkryetari i komunës, Fatmir Matoshi, kryesuesi i Kuvendit komunal Bajram Dermaku,komandanti i stacionit policor të Kamenicës Nazif Hajrizi etj.
Bashkëbiseduesit, folën për çështjet të cilat kishin të bënin me sigurinë ,si dhe forcimin e bashkëpunimit komunës me ketë ministri . Vlerësimi i përbashkët i tyre ishte se siguria në ketë komunë multietnike vazhdimisht ka qenë stabile dhe shembull për komunat tjera .
Sinani potencoi se komuna ka një vij kufitare të gjatë me Serbinë,ndërsa problematike është çështj e kufirit në fshatin Karaçevë, për të cilin problem janë të njoftuara të gjitha strukturat republikane dhe opinioni i gjerë. Komuna e Kamenicës, ka paraqitur kaherë kërkesën për hapjen e pike kufitare me komunën e Medvegjes, ku qytetarët e dy anëve të kufirit mund të lëvizin lirshëm dhe shfrytëzonin pronat e tyre në dy anët .
Ministri Hyseni , dhe kryetari u takuan me anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Z.Hyseni, atyre u foli për çështjen e sigurisë në përgjithësi në Kosovë, dhe për masatë që po ndërmerr ministria që e drejton ai.
Ministri, poashtu kërkoi që rëndësi më të madhe t’i kushtohet parandalimit të dukurive negative ,si ekstremizmi fetar e radikalizmit, e disa fenomene tjera , të ruhet toleranca fetare e etnike në shtetin e Kosovës .
Ai kërkoi angazhim të përgjithshëm , duke filluar nga familja, këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, institucionet e ndryshme shoqërore , shoqëria civile, bashkësitë fetare në bashkëveprim të përgjithshëm në mënyrë që të eliminohen fenomenet negative me të cilat ballafaqohet shoqëria e jonë kohëve të fundit.
Komandanti i policisë, Nazif Hajrizi, me shifra tregoi për rënie të kriminalitetit në komunën e Kamenicës për 32%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar. Për suksesin e arritur kryetari i komunës e përgëzoi komandatntin dhe pjestarërt e stacionit policor të Kamenicës.(k.Kamenicës)