Moti

Kosovarët ende duhet të përballen me ambasadatat në Prishtinë për të marrë një vizë qoftë për turizëm apo edhe vizë biznesore. Para gjithë kësaj ata së pari duhet caktuar termin për aplikimin e tyre për vizë.

Ambasada gjermane në Prishtinë i lëshon terminet online në ueb-faqën e tyre por që ato edhe pse online kanë filluar të keqpërdoren.

Agjensione të shumta mu përballë ambasadës gjermane i zënë ato termine më pas i shesin edhe me shuma marramendëse, transmeton RTK

Si pasojë e fleksibilitetit të këtyre agjensive por edhe lidhjeve të tyre me persona brenda ambasadës, për 5 muajt e ardhshëm nuk ka termine të lira.

Agjensionet ato termine i shesin nga 50€ e deri edhe 500€, duke shfrytëzuar nevojën e qytetarëve.

 
Top