Moti

Në pjesën veriore të Mitrovicës, qytetarët serb, sipas medieve serbe, po festojnë arritjen e marrëveshjeve në Bruksel, për themelimin e Asociacionit, Telekomunikacionin, Energjetikën dhe heqjen e barrikadës në lumin mbi Ibër.

“Në Mitrovicë sot me interesim të veçantë janë përcjellë emisionet informative që kanë ardhur nga Bruksel, kurse pas deklaratave të kryeministri Aleksandar Vuçiq i cili ka thënë se janë arrit marrëveshjet, qytetarët kanë dalë në rrugë dhe kanë filluar të festojnë”, raporton Tanjug, përcjellë Indeksonline.

Sipas kësaj agjencia, në rrugë janë krijuar kolona të veturave të cilat me bori dhe flamuj të Serbisë po parakalojnë rrugëve të qytetit.

Ka të tjerë që janë mbledhur në aferësi të lumit Ibër, po ashtu me flamuj të Serbisë dhe duke brohoritur Serbia, Serbia. Deri me tash nuk është raportuar asnjë incident. /Indeksonline/

 
Top