Moti

Organizata Jo-qeveritare (OJQ) – Network of Peace Movement (NOPM) në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje dhe politikë bërjes përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritjes së kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe këshillave të fshatrave” projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe i implementuar nga NOPM, 
më datën 28 Prill, 2017 ka organizuar  takimin e parë me vendimmarresit dhe perfaqesuesit e  këshillave te  bashkësive lokale të fshatit Rogoçicë dhe Muqivërcë, për elaborimin e nevojave dhe sfidave, që kanë dalur nga takimet nëpër lokalitete, në propozime konkrete.

Gjatë këtij takimi,  përfaqësuesit e ekzekutivit janë njoftuar me problemet dhe sfidat me te cilat ballafaqohen banorët e fshtrave në fjalë.  

Ndër to, si probleme më të theksuara me të cilat ballafaqohen përfaqësuesit e bashkësive lokale mbetet çështja e pagesës per kryesuesit dhe antarë në bazë të angazhimit të tyre, zyrës për punë, mungesa e trajnimeve për avancim të mëtutjeshëm dhe bashkepunimi me organet ekzekutive.  Ndërsa, nga ana e perfaqesuesve të komunës së Kamenicës, u tha se sa i perket cështjes së zyreve, me rastin e ndërtimit të objektit të ri të komunës, shumë objekte do të zbrazen dhe do të ketë shumë zyre në dispozicion për të gjithë.

 Gjithashtu, sa i përket pagesës për këshillat e bashkësive lokale, u tha se do të shikohet si mundësi që në planifikimin buxhetor të futet si linjë e posatshme buxhetore. Sa përket ngritjes së kapaciteteve për bashkësitë lokale, u tha se së shpejti do të mbahen trajnime dhe punëtori jashtë vendit me qëllim të avancimit sa më të lartë të tyre në aspekte të ndryshme të zhvillimit.


Pjesë e këtij takimi ishin përfaqësues të komunës së Kamenicës dhe kryetarët/antarët e bashkësive lokale të fshatrave Rogoqicë dhe Muqivërc, perfaqesues te shoqerise civile, qytetarë dhe media.              
 
Top