Çdo njeri ka sfidat e jetës së tij, por nganjëherë ato të shtyjnë të merresh gjithë jetën me to, një gjë të tillë e ka bërë, Agim Kastrati, i cili një jetë të tërë ja ka kushtuar futbollit dhe çështjes së kombit shqiptar pa u sprapsur asnjëherë mbrapa,shkruan Rajonipress.
Si çdo i ri edhe Kastrati ishte dashuruar në lojën e futbollit, nga dëshira e madhe për të së bashku me të ndjerin Sabri Kastratin dhe profesor Remzi Keka dhe disa të tjerë nga rrethi ku jetonin, kishin formuar KF Kaolini në vitin 1979 për të mos u shuar asnjëherë gjerë më sot edhe pse ky mjedis futbollistik ka pasur baticat dhe zbaticat e saj në rrugëtimin e saj.
Agimi si djalosh i ri dhe si qendërmbrojtës i kësaj skuadre, i cili u paraqit edhe në pozita të tjera arrinë rezultate kulminante me KF Kaolini të Karaqevës së Dardanës.
"Ishin kohëra të arta për futbollin por edhe me njerëzit që punonim ishin njerëz intelektual, qëllimi ynë ka qenë të integrojmë rininë në rrugët e duhura. Lidhja Rajonale e futbollit në atë kohë ka pasur skuadra të mëdha dhe futbollist të kalibrit të lartë, lirisht mund të them se në atë kohë është luajtur futboll me i mirë se sot ne Rajonet e Kosovës, ndërsa sot gjithçka është komercializuar", shprehet Agim Kastrati.
Agimi bën të ditur se interesimi ka qenë jashtëzakonisht i madh edhe jashtë territorit të komunës së Dardanës.
"Ndeshjet tona i kanë përcjellur lirisht mund të them edhe Malësia e Bujanovcit, ka pasur raste që këta njerëz edhe kanë kaluar natën si mysafirë vetëm për të përcjell ndeshjet tona kur kanë qenë derbit".
Ish-futbollisti Kastrati në vitin 1985-86 largohet nga loja e futbollit pa dëshirën e tij pasi pëson një lëndim dhe var këpucët në gozhdë, por gjithmonë ishte pranë klubit të Kaolinit.
Në vitin 1999 kur gjithçka shteti serb kishte shkatërruar dhe kishte larguar futbollistët nga fusha, Agimi mobilizohet së bashku me shokët e tij për t'ju kundërvuar në mënyrë paralele shtetit serb.
"Jam i vetmi që në mënyra të ndryshme kam protestuar kundër strukturave serbe në mënyra të ndryshme për padrejtësitë që na u bënin në këto kohëra të errëta për sportistët dhe popullit shqiptarë, për këtë jam marrur shumë herë në biseda informative nga pushteti serb, por asnjëherë për këto nuk jam penduar dhe jam krenar që kam mbrojtur edhe sportistët por edhe popullin tim nga një agresor çfarë ka qenë pushteti serb".
Nga këto këmbëngulje pushteti serb gjatë luftës ja granaton shtëpinë Agim Kastratit me breshëri plumbash, ku edhe sot mund të vërehen në shtëpinë e tij.
Njeriu i cili e deshti futbollin dhe kontribuoj me të madhe për zhvillimin e tij nuk ndalet në asnjë moment, ai mbeti kryetar në KF Kaolini gjerë në vitin 2016 ndërsa rezultat kulminant arrin në vitin 2010-2011 kur Kaolini zhvillon garat ne Ligën e Parë, por për shkak mjeteve financiare për një vit rikthehet në Ligën e Dytë të Kosovës.
Duke e vërejtur kualitetin e tij dhe besnikërinë në vitin 2004, Federata e futbollit të Kosovës, i cakton detyra më të rëndësishme dhe me të zjarrta siç janë përcjellja e kuvendeve në FFK dhe në komisione të ndryshme duke kryer detyrën e vëzhguesit në Superligën e Kosovës i cili llogaritet si vëzhguesi më i mirë në futbollin e Kosovës.
Agimi ka këtë privilegj nga komuna e Dardanës, i cili është i vetmi që kryen të gjitha punët pranë FFK-së.
Agim Kastrati ky njeri i dashuruar pas futbollit dhe rinisë së Dardanës, në fillim të vitit 2016 pas dy vitesh të shuarjes së klubit të Dardanës arrijnë ta riaktivizojnë duke mbajtur kuvendin zgjedhor i cili zgjidhet sekretar i klubit të Dardanës pasi me profesion është Magjistër i Shkencave Juridike.
"Vetëm për një kohë të shkurt kemi arritur të riorganizohemi dhe në vitin e parë jemi kandidat serioz të inkuadrohemi në Ligën e Parë, e gjithë kjo meritë i takon rinisë së Dardanës dhe njerëzve që mbajnë gjall këtë klub, KF Dardana shumë shpejt do të ketë një skuadër shumë të fortë", shprehet Kastrati.
Puna cilësore dhe profesionale nuk mbetet pa u vërejtur, Agim Kastrati zgjidhet edhe nënkryetar i L.R.F.GJ, ndërsa konsiderohet njeriu më i suksesshëm në futbollin e Kosovës.
Agim Kastrati njeriu i Dardanës sot është kryetar i KQZ, i cili në mënyrë shembullore në çdo pjesë të detyrës së tij lenë gjurmë të profesionalizmit.
Njeriu i futbollit e politikës, Agim Kastrati ka një porosi të veçantë për të gjithë qytetarët e Dardanës e më gjerë.
"Të punojmë në mënyrë profesionale, të punojnë njerëzit e shkolluar si në sport njëashtu edhe në politikë, të mos bëjmë dallime partiake dhe suksesi nuk do të mungojë, ndërsa të rinjtë të merren me sport pasi sporti është kulturë e një rinie të një shteti", përfundon Kastrati.