Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani dhe Drejtori i Administratës së Përgjithshme Valon Maliqi, e kanë vizituar sot Qendrën për Shërbime të Qytetarëve për të parë punët që janë kryer aty pas dëmit që shkaktoj avaria nga energjia elektrike ditë më parë.
IMG_7258.JPGKryetari Sinani me këtë rast e ka përgëzuar drejtorin e DAP-së për angazhimin e sinqertë në evitimin e këtij dëmi dhe u shpreh I kënaqur me punët që janë bërë.”Për një kohë të shkurtër dhe duke përfillur të gjitha procedurat e nevojshme ligjore kemi arritur që ta kthejmë këtë qendër sërish në funksion të plotë dhe për këtë e falënderoj Drejtorin Valon Maliqi dhe punëkryesin për punën e mirë që ka bërë, tanimë qytetarët mund t`I kryejnë në këtë qendër të gjitha shërbimet që I kanë kryer edhe më parë.” tha Kryetari Sinani.
Drejtori Valon Maliqi e ka falënderuar Kryetarin Sinani për përkushtimin ndaj gjendjes së krijuar.”Po ashtu falënderoj edhe punëtorët e administratës për kujdesin e treguar gjatë trajtimit të dokumenteve të gjendjes civile, dhe punëkryesin për punën e mirë që ka bërë” tha drejtori Maliqi. Renovimi i Qendrës për Shërbime ndaj Qytetarëve është bërë nga NP “Moleri” dhe ka kushtuar 6218.50 euro.