Moti

Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani, ka pritur sot në vizitë Ministrin e Infrastrukturës Fehmi Mujota, i shoqëruar nga zëvendësministrat Banush Pacolli e Emin Krasniqi dhe stafi tjetër i kabinetit të ministrit. Në takimin miqësor në zyrën e kryetarit Sinani, u diskutuan qështje e problem me të cilat ballafaqohet Komuna e Kamenicës në aspektin e Infrastrukturës. “E falënderoj ministrin Mujota dhe stafin e ministrisë për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme për Kamenicën.

Jemi në implementim e sipër të projektit të rrugës Koretin – Dajkoc që është I një rëndësie të veqantë dhe shkurton rrugën për banorët e fshatrave Dajkoc, Muqiverc, Shipashnicë e Erpërme dhe e Poshtme dhe fshatrave tjera përreth. Së shpejti do të fillojnë punimet për asfaltimin e rrugës Hogosh – Lisockë që poashtu është një project tjetër kaptal I financuar nga Ministria e Infrastrukturës, dhe për këtë I jemi mjaft falënderues ministrit Mujota” tha kryetari Sinani. Në këtë takim kryetari Sinani prezentoi disa projekte për komunën e Kamenicës siq janë Asfaltimi I disa rrugëve në qytet, hapja e rrugës në mes Shtëpisë së Kulturës dhe Postës, Hapja dhe rregullimi і rrugës Desivojcë – Vellegllavë, asfaltimi і rrugës Bunari і Kopërrnicës – Penda e Kopërrnicës, asfaltimi і rrugës Shipashnicë e Poshtme – Shipashnicë e Epërme, asfaltimi і rrugës Rogoçicë – Novosellë dhe asfaltimi і rrugës Muçivercë – Kranidell.

Ministri Mujota ndërsa është shprehur I lumtur që ka vizituar Kamenicën dhe ka gjetur pritje të nfgrohtë nga udhëheqësia komunale. “Jam këtu sot së bashku me gjithë kabinetin tim të uroj suksese në punën Tuaj, poashtu jam këtu për të dhënë përkrahje për projektet e ideuara nga komuna dhe të bashkëpunojë plotësisht në realizimin e projekteve Tuaja. Projektet e përmendura nga kryetari janë nevoja për qyetërët e këtij brezi kufitar dhe ne jemi të përkushtuar t`I realizojmë ato gjatë këtij viti dhe viteve në vijim” tha ministri Mujota. Kryetari Sinani dhe ministri Mujota së bashku me bashkëpunëtorët vizituan punishten në rrugën Koretin – Dajkoc dhe biseduan me punëkryesin dhe banorët e kësaj pjese. Punët në realizimin e këtij projekti infrastrukturor janë duke shkuar drejt finalizimit, ndërsa përurimi i rrugës, që ka një gjatësi prej 5 km, është planifikuar për muajin maj të këtij viti.

Investimi i rrugës prej pesë kilometrash, është mundësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Kamenicës. Kryetari Begzad Sinani ka thënë se ky projekt ka kushtuar 560 mijë euro. Mbi 500 mijë euro janë ndarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe 60 mijë euro janë ndarë nga Komuna e Kamenicës. Edhe ministri Fehmi Mujota tha se ky është një projekt i rëndësishëm për banorët e fshatrave në afërsi të zonës kufitare me Serbinë dhe shtoi se do të punohet në drejtimi të identifikimit të nevojave për infrastrukturë rrugore në këtë anë, për projekte që parashihen për realizim brenda dy viteve të ardhshme, ndërsa me Kamenicën do të nënshkruhet së shpejti memorandum bashkëpunimi për projektet e rrugëve.
 
Top