Asamblisti i K.K Kamenicë nga radhët e PD-së Zekirja Sermaxhaj u takua sot me nënkryetarin e Gjilanit z,Rexhep Kadriu , dhe e informoj për problemet dhe vështirësitë qe po ballafaqohen Taksistët e Komunës se Kamenicës nga inspektorati dhe Policia e Gjilanit ,për shkak te një vendimi të komunës së Gjilanit ku atyre nuk u lejohet të ushtrojnë veprimtarin e tyre në Gjilan, ndërsa taksitë e Gjilanit nuk e kanë këtë probleme në Komunën e Kamenicës
.
Nënkryetari Kadriu tha jemi të informuar për problemin e taksive të komunës së Kamenicës,e gjitha është për shkak të mungesës së vend parkimit në atë pjesë ,ai shtoi se jemi duke e hartuar projektin për rregullimin e qasjeve të taksive në atë pjesë të qytetit.
.Nënkryetari Kadriu tha se do të bëjmë çmos ta zgjidhim problemin e tyre, por prioritet kanë taksitë e Komunës së Gjilanit pa i anashkaluar edhe Taksitë e Komunës së Kamenicës.
Në fund asamblisti Sermaxhaj e falënderoj nënkryetarin e Gjilanit për takimin dhe mbështetjen qe do ta beje për këtë problem.
Sermaxhaj disa ditë më parë ishte takuar me taksistet e Kamenicës për ti dëgjuar hallet e tyre ku dhe ju premtoj që ketë problem do te bisedoj me autoritetet komunale te Kamenicës dhe Gjilanit