Kryetari i Komunës Begzad Sinani, e udhëhoqi mbledhjen e parë të Këshillit Komunal për Siguri Publike- KKSB. Në këtë takim të pranishëm ishin: Përfaqësuesi i MPB-së, Komandanti i Policisë së Kamenicës, Drejtori i Shërbimeve Publike, Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, përfaqësuesit e OSBE-së, e tjerë.
Kryetari Sinani, duke iu drejtuar të pranishmëve u shprehë: “Unë ju falënderoi që keni gjetur kohë dhe ju keni përgjigjur ftesës sime për këtë takim. Është takimi i parë që është organizuar nga KKSP-ja. Ne jemi këtu për t’i shmangur gjërat negative, por ne kemi dy shqetësime që janë ma aktuale në komunën tonë. Eliminimi i qenve endacak, është bërë çështje e ndjeshme jo vetëm në qytet, por edhe në zona rurale, prandaj mundohemi që ta gjejmë një zgjidhje që është më e lehtë për eliminimin e këtyre qenve që po i shqetësojnë qytetaret tanë. Shqetësim tjetër është incidenti i fundit që ndodhi para ca kohësh me nxënësit e shkollave të mesme këtu në Kamenicë.
Në Komunën e Kamenicës, nuk kemi pasur këso lloj incidentesh më parë, andaj do të përkujdesemi që ato mos të përsëriten në të ardhmen.
Pra, kërkoj që të jemi sa ma të përkushtuar në procesin edukativo arsimor në të gjitha nivelet e arsimit ,qofshin ato fillore apo të mesme. Të koordinohemi në atë mënyrë që t’i parandalojmë edhe këtë probleme që na shqetësojnë”. Kryetari , po ashtu nuk e la pa e përmend edhe shqetësimin e banorëve të fshatit Karaqevë me problemet që po ndodhin në këtë zonë kufitare me Serbinë.
Labinot Sadiku, zyrtar i MPB-me, tha se nga ne kërkojmë që të kemi një bashkëpunim më të frytshëm me komunën tuaj , fatkeqësisht na ka munguar komunikimi institucional me Komunën e Kamenicës. Shpresojmë që mos të vazhdojnë ashtu siç ishte më parë me drejtuesit e Komunës.