Moti

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka humbur jetën në një aksident komunikacioni në qytetin e Kamenicës.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale njoftoi se polici Jahi Maliqi (1965) ka humbur jetën rreth orës 20 e 35 minuta në rrugën Kamenicë – Strezovc .

Sipas Hashanit polici në detyrë është goditur nga automjeti i markës Golf me drejtues R. Ajeti.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe past testit të alkoolit është rezultuar se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

I dyshuari është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë kurse trupi i policit është dërguar në institutin Mjeko Ligjor në Prishtinë tha Hashani.
 
Top