“Deri sa ne po diskutojmë tani kolegët tanë nga Policia e Kosovës, KFOR-i, OSBE-ja, po diskutojnë veprimet të cilat do të ndërmirrën me 17 nëntor ditën e rivotimit. Herën e fundit marrëveshja ishte që Policia e EULEX-it dhe KFOR-i të jenë të pa dukshëm, të mos jenë afër vendvotimeve, ndërsa edhe dje ministri i Brendëshëm, Bajram Rexhepi, ka kërkuar që të mos ketë asnjë mjet ushtarak afër qendrave të votimit me të cilën gjë jemi pajtuarë. Policia e Kosovës si reaguesi parë do ta mbuloj një pjesë, si dhe ne do t'i shpërndajmë të gjitha njësitet tona në gjithë veriun e Mitrovicës, në mënyrë që për çdo incident eventual të reagojmë shpejt. Tani kemi vetem 3 qendra dhe do të jetë më lehtë për ne”, tha shefi i EULEX-it, Bernard Boschard.
“Për 17 nëntor do të jemi të përgatitur ndryshe nga hera e kaluar. Policia e Kosovës do të jap maksimumin e saj për të ruajtur qetësinë për të ofruar siguri të madhe për të gjithë qytetaret e kësaj ane. Ne do të kujdesemi që ajo ditë të kaloj qetë të krijojmë mundësin ku të gjithë qytetarët të shfrytezojnë të drejtën për të votuar lirshëm për të preferuarit e tyre dhe do të reagojmë për çdo incident eventuale në mënyrë që t’i izolojmë të gjitha incidentet”, theksoi ai.
Shefi i EULEX-it, Bernard Boschard, foli edhe për incidentit që ndodhi me 3 nëntor për të cilin tha se EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë reaguar shpejt profesionalishtë dhe suksesshëm.