Në njoftimin zyrtar të kreut të ekzekutivit, Edi Rama dhe shefit të financave Shkëlqim Cani bëhet me dije se deri më tani, Blair, jo vetëm nuk është paguar asnjë qindarkë nga qeveria shqiptare por dhe se vetë ai nuk ka kryer asnjë shërbim të kërkuar”.
Burime të opozita.com informojnë se shërbimi që Tony Blair do t’i ofronte Tiranës zyrtare do t’i kostonte shtrenjtë buxhetit të shtetit shqiptar.
Këshilli i Ministrave sapo ka zyrtarizuar se: “qeveria shqiptare nuk ka lidhur asnjë kontratë me Zotin Tony Blair dhe nuk ka asnjë kontratë të lidhur me ministrinë e Financave, transmeton standardi.
“Tony Blair nuk është paguar asnjë qindarkë nga qeveria shqiptare dhe deri më sot nuk ka kryer asnjë shërbim të kërkuar nga qeveria shqiptare.
Nuk janë kryer pagesa dhe deri më tani nuk parashikohen. Zotit Blair nuk i është kërkuar të kryejë asnjë shërbim deri më sot nga qeveria shqiptare. Gjatë vizitës së tij të fundit në Shqipëri, vizitë për të cilën qeveria shqiptare nuk ka paguar asnjë qindarkë, Tony Blair dhe Kryeministri Rama kanë folur në parim mbi mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen, por deri më sot nuk ka patur asnjë bashkëpunim të materializuar në ndonjë kontratë. Në Ministri të Financave nuk është depozituar asnjë kërkesë e tillë”.
Zyrtarish pra merr fund show televiziv mbi kujdestarinë dhe qeverisjen në hije nga Tony Blair. Ish kryeministri Blair është ndjerë i përdorur nga kryeministri Rama dhe mediat që ai kontrollon./Gazeta Express
