Moti


Shkruan: Refik HASANI
Projekti tani i filluar ishte ëndërr dhe tani projekt në realizim e sipër, është   meritë, kontribut më kapital që ka bër ndonjë herë Komuna e Bujanocit,investimi më i madhë,projekti më strategjik dhe Kombëtarë është projekti i shumë brezave, gjeneratave,është angazhim i shumë aktivistëve, rinisë studentore, mërgimtarëve, mësues e veteran të arsimit, intelektualë dhe donatorë që ndihmuat dhe mbështetën në forma të ndryshme aktivitetin duke ndar mjete materiale  për fondin për asfaltimin e rrugës.  Asfaltimi i kësja rruge ka rëndësi të jashtëzakonshme sikur kur u hapë shkolla e parë shqipe në Malësi,projekti kur filloi të qarkulloj autobusi nga Gjilani, Kamenica e Bujanoci deri në Zabicë. Rrumbullaksimi i këtij projekti do të ndihmonte që të hapet një perspektive të re që edhe rrugët prej Zarbice deri në mahalla si Liteshi, Tahiraj, Kishali, Xhafert, Selmant, Regjët,deri te Kroni i Shopit, dhe shtëpit më të lagta të fshatit Priboc e Ramabuqës të  jenë tw kalueshme në katër stinët e vitit dhe në të gjitha kushtet atmosferike. Rruga do të ngjallë Malësin, do të kthen mendjen dhe perspektivën në këtë vendë. Pas rrugës do të duhej ionicuar edhe që:
- Kuvendi i Bujanocit  do të duhej të inicoj zyrtarizimin e vendkalimin në Breznicë e Muhocë,
- Miratimi i Komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë me Gjilan dhe Kamenicë,
- Për renovimin dhe restaurimin e objektit shekullor të Mejtepit dhe të shpallët shtëpi muze,
- Hapja e një zyrë për të dëbuarit,zhvendosurit dhe shpërngulurit nga Komuna e Bujanocit,
- Komuna e Bujanocit do të duhej të ketë një program, projekte afat shkurtër, afata mesëm dhe afat gjatë,
- KK i Bujanocit do të duhej të pranoj edhe zyrtarisht dhe shpallë datën 23 qershor si datë të dëbuarve,
- Për Malësinë e Bujanocit do të duhej son ngritë, shtruar dhe dabatuar çështje dhe shpallur disa prioritete.

Për asfaltimin e kësaj rruge është djersa, mundi ëndrra jo vetëm e jona si gjeneratë, por as e baballarëve tan por është edhe e gjyshërve tan, prandaj kjo është ditë e shënuar kjo rrugë aqë shumë e pritur.
Malësi e Bujanocit, gëzuar rrugën është humbur e pritur shumë, shumë gjatë drejtë projekteve të mëtejme.  

Malësi e Bujanocit 26 gusht 2016

 
Top