Muhamet Thaçi ish pjesë e AAK-së dega në Kamenicë tani i prejashtuar nga partia, përmes një shkrimi ka shprehur pikpamjet e tij për udhëheqësinë dhe kryetarin e degës se AAK-së dega në Kamenicë Faton Jakupin.
Muhamet Thaçi ishte edhe njëri ndër ata që ishin prezent gjatë nënshkrimit të marveshjes për koalicion mes AAK-së dhe PDK-së në nivel lokal
JA KJO ËSHTË KOMUNIKATA ORIGJINALE E PA EDITUAR:
NJOFTIM
Për hirë të opinionit, qytetarëve të komunës së Kamenicës, votuesit tradicional të AAK-së (të cilët nuk i dinë lojrat e Klanit të kafiterive) dhe mbar opinionit lexues të mediave elektronike dhe të shkruara në Kamenicë e më gjërë, ju njoftojm se ditë më parë AAK nën komandën e klanit të Faton Jakupit bëri publike se AAK do të bëj ndryshime në qeverisjen komunale. Obligim i yni është ta njoftojm opinionin dhe klanin FATONSKI se ndryshimet në bashkëqeverisje komunale me partnerin e koalicionit pra PDK-në, mundë ti bëjnë ata të cilët e nënshkruan dhe e garantuan marrëveshjen me partnerin e koalicionit atëher kur klani i Faton Jakupit nuk ishin as Anëtar të AAK-së.
Me RESPEKT