Moti


E plotësuar: Sot në Sallën e Vogël - Shtëpia e Kulturës "ISA KASTRATI" në Kamenicë u mbajt ceremonia e betimit të Kryetarit të ri të Kamenicës z.Begzad Sinani. Në këtë ceremoni u bë edhe betimi i Asambleistëve të rinj.

Kryetari i ri z. Begzad Sinani në betimin e tij tha se sot po e merr përgjegjësinë dhe ka shumë punë për tu bërë.

Ai shtoi se puna e tij do të jetë më e vështirë sesa gjatë fushatës dhe falënderoi kryetarin e deritanishëm z. Shaip Surdulli për punën e bërë edhe pse ka pasur lëshime dhe të meta.

Betimi i kryetarit


”Detyrën po e marrim në kushte të rënda, por ju siguroj se nuk do të merrem me të kaluarën sepse nuk kemi kohë. Unë ju sigurojë se askush nga administrata komunale nuk do të preket”. Për mua me rëndësi është që ta zhvillojmë komunën e Kamenicës dhe do ti kem parasysh të gjitha kërkesat e qytetarëve" tha Sinani.

Duhet theksuar se në këtë ceremoni  ka munguar ish kreu i Kamenicës, z.Shaip Surdulli,ndërsa në mesin e qytetarëve ishte i pranishëm edhe kryetari i Ranillugut nga Lista Srpska, Gradimir Mikic.
Inagurimin e kryetarit dhe asambleistëve të rinj e kanë përshëndetur edhe Ulri Biffar nga OSBE, Emin Krasniqin dhe kryetarin e AKR-së Fatmir Matoshin.

 Betimi i Asambleistëve









 
Top