Juventusi ka shënuar fitore prej 2-0 si mysafir i Bolognas në Stadio Renato Dall’Ara.
Pas një rasti të humbur nga Marchisio, Arturo Vidal i kaloi bardhezinjtë në epërsi falë harkimit të Federico Pelusos (13’).
Në fund të ndeshjes (90’), Juventusi shënoi edhe një herë përmes Giorgio Chiellinit, nga një krosim i Carlos Tevez. Pas kësaj fitoreje Juventusi është në krye të Serie A me gjashtë pikë më shumë se Roma që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Juventusi tani do të jetë më i qetë dhe do të fokusohet në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve ku të martën do të jetë mysafir i Galatasarayt dhe do ti mjaftonte një barazim për tu kualifikuar në fazën e eliminimit direkt.
