Moti

Ndërrimi i pushtetit nëpër komunat e Kosovës sjell edhe ndërrime në personelin e qeverisjes, ndërsa në ndërrimin e pushteteve nuk do të kursehen as zyrtarët e administratës. Pavarësisht se kjo konsiderohet e kundërligjshme, megjithatë disponimi i disa kryetarëve është rehatomi i militantëve që luftuan për ardhjen e tyre në pushtet.

Ndryshimet e mundshme në administratë kanë shqetësuar përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, por edhe analistët politikë. Ata kërkojnë që mos të përdoret “fshesë”, por të angazhohen për një qeverisje më të mirë nëpër komuna.

Në komunën e Vitisë tashmë janë suspenduar gjashtë zyrtarë të administratës, me arsyetimin se ndaj tyre është duke u zhvilluar procedurë gjyqësore. Ndërsa njëri nga të suspenduarit ka thënë se ky është veprim politik. Ndërsa disa nga kryetarët e rijnë premtojnë që nuk do të preket personeli i administratës dhe se nuk do të ketë punësime militantësh.

Kryetari i sapo zgjedhur i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se nuk do të ketë ndryshim të administratës në komunë që ai do ta drejtoj në katër vitet e ardhshme. “Unë do të do ta respektoj ligjin, e ligji e garanton çdo shërbyes civil, ata janë punëtorë të shtetit”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka kërkuar nga ekzekutivi i Gjilanit që të mbretërojë ligjin dhe të mos bëhen gradime e degradime të stafit, sepse sipas tij kudo që hasen veprime të tilla e që bien ndesh me ligjin, ato do të jenë jovalide.

“Ne u bëjmë me dije menaxherëve, drejtorëve e stafit të shërbyesve civilë se nuk do të lejohet asnjë lëvizje që bije në kundërshtim me ligjin. Këto lëvizje janë të paautorizuara dhe në kundërshtim me ligjin”, ka thënë Haziri. /Zëri
 
Top