Manchester United si duket nuk po arrinë të adaptohet me sistemin e lojës të trajnerit të ri David Moyes.
Pas humbjes në mesjavë nga Everton tani mposhtet edhe nga Newcastle me rezultat minimal 1 me 0 para shikuesve të vet.
Edhe në këtë takim pjesa e parë u mbyll pa gola ndërsa musafirët arritën që pas një ore lojë ta zhbllokojnë rezultatin përmes Yohan Cabaye.
Ky ishte edhe goli i vetëm i këtij takimi. Kjo pra është humbja e dytë radhazi e Manchester United në Old Trafford dhe tani mbetet në poziten e 9-të në renditje.
