Moti

Bayerni i Munichut nuk ka të ndalur. Ky ekip nuk njeh kundërshtarë. Viktima e radhës ishte Werderi i Bremenit të cilin Bayerni e turpëroi në transfertë duke e mposhtur 7 me 0. Ishte minuta e 21 atëherë kur vendasit shënuan autogol. 

Gjashtë minuta më vonë Van Byeten dyfishoi epërsinë e bavarezëve ndërsa kandidati kryesor për topin e artë Frank Ribery shënoi golin e tretë në minutën e 38.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, por edhe në pjesën e dytë në fushë u pa vetëm Bayerni. Ishte minuta e 60 kur kroati Manzukic shënoi golin e katërt ndërsa vetëm 8 minuta më vonë shënoi edhe Thomas Muller. Në minutën e 83 Ribery shënoi edhe golin e tij të dytë në këtë ndeshje ndërsa për rezultatin përfundimtar u kujdes ish lojtari i Borusia Dortmund, Mario Gotze.

Me këtë fitore Bayern pas 15 ndeshjeve Bayern gjendet i vetëm në pozitën e parë me 41 pikë duke thelluar epërsinë në tabel ndaj rivalëve Leverkusen 34 dhe Dortmund 31 të cilët ndeshen sonte në orën 18:30.


 
Top