Raporti i faktmbledhësve të Komisionit Evropian, të cilët qëndruan javë më parë në Kosovë dhe i cili pritet të dalë nga fillimi i vitit të ardshëm rreth përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave për Kosovën, nuk mund të përcaktojë edhe vetë heqjen e këtij regjimi.
Këtë vlerësim e kanë dhënë njohës të çësthjeve ndërkombëtare, duke i shuar pothuajse krejtësisht shpresat se dicka e tillë mund të ndodhë në vitin 2014. Në anën tjetër, zyrtarë nga Qeveria e Kosovës janë optimistë se regjim do të hiqet vitin e ardshëm.
Kordinatori shtetëror për procesin e liberalizimit të vizave, Besnik Vasolli, ka thënë se nuk ka datë për arritjen e raportit të shkruar, dhe se do të arrijë tek ta pasi t’i nënshtrohet analizës në KE.
“Herën e fundit faktmbledhësit e KE-së kanë qenë në Kosovë në tetor të vitit 2012, kurse në shkurt ka dalë raporti. Ne i lutëm të mos zgjatë shumë procedura, sepse katër muaj të presim për një raport, nuk ka logjikë. Megjithatë kjo është në dorën e tyre”, ka thënë Vasolli.
Siëas analistëve, mangësitë më të mëdha në procesin e liberalizimit të vizave janë tek Gjyqësori i brishtë dhe drejtësia e mangët në vend. Njëra nga kushtet kryesore të BE-së është edhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, kriter ky që vështirë mund të plotësohet nga këto institucione që i kemi. /Tribuna