Moti

Nënkryetari i Komunës së Kamenicës nga radhët e AKR-së, Fatmir Matoshi ka deklaruar se akuzat e ish-kryetarit Surdulli për mosftesën e tij në seancë nuk qëndrojnë. Ai theksoi se është një gjest jo i mirë dhe jo demokratik i Surdullit mosardhja e tij në seancën solemne.

 “Kryetari Sinani e ka respektuar udhëzimin administrativ për seancën solemne kurse Surdulli as që ka ardhur aty për ta kërkuar fjalën.


Matoshi tha se sot komunën e gjetën në gjendje të mjerueshme.

”Ne e kemi gjetur komunën në gjendje të mjerueshme. Dyert e komunës ishin të mbyllura, kryetarin në largim nuk e kemi gjetur në zyre dhe ai s`ka dorëzuar zyrtarisht asnjë dokument. Ne do të kërkojmë auditim të tërsishëm të gjendjes në financa dhe në administratë. Tashmë kryetari Sinani i ka formuar komisionet për të parë asetet, obligimet dhe borxhet” tha Matoshi.

Matoshi foli edhe për punëtorët e administratës. Sipas Matoshit ata nuk ka nevojë të frikësohen për atë se gjoja janë larguar njerëz, sepse e vërteta është se askujt nuk i është dërguar e as dorëzuar letër dhe këto lajme ai i quajti dezinformata nga njerëzit e Surdullit.

-----------------------------------
Artikulli i akuzave nga z.Shaip Surdulli
 
Top