Moti

Kryetari i i ri i Komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti ka ftuar bartësit e listave të partive politike që janë përfaqësuar në Asamblenë e Prishtinës për bashkëpunim në të mirë të qytetarëve. Letra i është drejtuar Isa Mustafës, nga LDK, Lirak Çelajt nga PDK, Besnik Tahirit nga AAK, Korab Sejdiut nga AKR, Visar Arifajt nga PF, Fehti Mediu nga Partia e Drejtësia, Cuneid Ustaibo nga KDTP.


Ja letra e plotë

Po ju shkruaj në kapacitetin tuaj si bartës i Listës së subjektit politik që përfaqësoni, në zgjedhjet e fundit lokale në Komunën e Prishtinës.

Pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, dhe në koordinim me Komunën e Ministrinë e Pushtetit Lokal ne kemi thirrur mbledhjen inauguruese të Kuvendit Komunal për datën 26 dhjetor.

Jemi të interesuar që në frymën e demokracisë dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të Komunës tonë të bashkëpunojmë me subjektet politike dhe anëtarët e Kuvendit komunal të përfaqësuar në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Në këtë drejtim po ju shkruaj për të kërkuar takim me ju, ose me përfaqësues të tjerë të subjektit tuaj në Kuvendin Komunal që ju na i referoni, për të diskutuar mbarëvajtjen e punës dhe komunikimit të mëtutjeshëm me Kuvendin dhe në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Unë do të jem i shoqëruar me Z. Ylli Hoxha, i cili do të udhëheqë grupin e anëtarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe një përfaqësues tjetër nga qeverisja e ardhshme e Prishtinës.

Ju lutem që këtë takim ta caktojmë sa më parë.

Ju falënderoj për mirëkuptim,

Sinqerisht,

Shpend Ahmeti
 
Top