Moti

(E plotësuar) Pas lajmit se kryetari i ri i komunës së Prishtinës do ta ketë të vështirë ta shes veturën që e kishte Isa Mustafa gjatë mandatit të tij, tani ka reaguar Shpend Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

Ai ka thënë se pushtetarët në largim në Kuvendin Komunal të Prishtinës po i qasen atij me inate personale.

“Ende pa fillu punën në komunë kanë fillu me na tregu se si nuk mundemi me e bo këtë apo atë punë. Inatet anash - mirë është me bisedu se a janë politikat programore në interes të qytetarëve apo jo. Në qoftë se po, ne bashkë do të ja dalim, në çdo politikë, në çdo program, me të gjithë”, ka shkruar ai.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Kryetari i ri i Prishtinës, Shpend Ahmeti ,do ta ketë vështirë ta realizojë  premtimin e tij për shitjen e Audi Q7 që deri dy muaj më parë e shfrytëzonte kryetari në largim Isa Mustafa, transmeton KTV.

Për veturën, e cila po qëndron në garazhin e Komunës, qeverisja në largim e Isa Mustafës thotë se nuk vendos kryetari, por Kuvendi pasi që ajo është aset publik.

Për ta shitur atë, Ahmetit do t’i duhet përkrahja e shumicës.

Por, Shpend Ahmeti thotë se nuk ka arsye më të fortë se ajo që kryetarit nuk i duhet luksi. E, sido që të ndodhë, Audi Q7 që u ble në vlerë prej 70 mijë eurosh, sipas njohësve të tregut të automjeteve, ajo veturë tani e përdorur, mund të shitet nga 25 mijë deri në 30 mijë euro.
 
Top