Moti


TV Kamenica ka qenë e para që ka publikuar marrëveshjen mes PDK-së dhe AKR-së në Kamenicë e cila nuk ishte pohuar atëherë nga AKR. Por burimet e besueshme brenda PDK-së kanë bërë me dije se të njëjten ditë është arritur marrëveshja mes këtyre partive të cilat kishin rënë dakord që të mos e bëjnë publike atë deri pas balotazhit.

 “Marrëveshja është arritur në prezencën e Kryeministrit Hashim Thaqi, kandidatit për kryetar Begzad Sinani dhe kryetarit të AKR-së Fatmir Matoshi, këtë marrëveshje nuk e ka penguar as zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli” i tha TV Kamenica një burim brenda PDK-së. AKR në këtë mandat do të ketë nënkryetarin e Komunës dhe katër drejtori komunale.
 
Top