Moti

Në një konferencë për shtyp Lëvizja Vetëvendosje shpall fitoren e Shpend Ahmetit në Prishtinë.Ndërkaq sipas rezultateve të KQZ-së Shpend Ahmeti ka fituar  51,73 për qind ndërsa kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka fituar 48,27% nga 100% e votave të numruara . 
Nën brohoritjet "Albin Kurti" "Vetëvendosje" "Shpendi", qindra qytetarë përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalë para Teatri Kombëtar për të festuar fitoren e Shpend Ahmetit. Ndërkaq Shpend Ahmeti iu drejtua masës së tubuar duke thënë se do të festojmë kur ta bëjmë Prishtinën ashtu siç e duam ne.

“Kemi për të punuar bashkë dhe do festojmë për secilën punë të kryer. Kur do të mund të lahemi në orën 3 të natës do të festojmë, sepse do të kemi ujë. Do të festojmë kur ta rregullojmë transportin publik. Do të festojmë kur ta bëjmë Prishtinën ashtu siç e duam ne”, tha ai.

 
Top