Shkencëtarët e Koresë së Jugut thonë se kanë zhvilluar nanorobotët e parë në botë që mund të shënjestrojnë qelizat kancerogjene dhe të ndihmojnë në trajtimin e kancerit.
Këta robotë mikroskopikë udhëtojnë brenda trupit me anë të bakterieve të ndërtuara gjenetikisht dhe kur lokalizojnë tumorin, lirojnë ngarkesë të medikamenteve për luftim të kancerit duke mos i prekur qelizat e shëndosha.
Park Jong-oh studiues kryesor nga Chonnam National University, thotë se sistemi është treguar shumë efikas në tumore të miut, dhe ai është plot shpresë se do të punojë edhe tek njerëzit. Në këtë fazë, bakterioroboti mund të zbulojë vetëm kanceret e forta ku formohen tumoret si ai i gjirit apo kanceri kolorektal.
Por Park beson se me pak më shumë kohë, këta nanorobotë do të jenë të aftë për zbulimin dhe trajtimin e llojeve të tjera të kancereve. Ai thotë se nanorobotët do ta bëjnë më të lehtë trajtimin e kancerit në pacientët - si dhe do të eliminimojë efektet anësore të kimioterapisë si vjelljen, humbjen e flokëve dhe aneminë. /Yll Kallaba
Home
»
Shëndetësi
»
Shkencë
»
Teknologji
» Korea e Jugut zvilloi robotin mikroskopik që lufton kancerin
