Moti

Gjatë ditës së djeshme Begzad Sinani ka vizituar Qendrën Kryesore Të Mjekësisë Familjare - QKMF ku edhe është njohur drejtpërsëdrejti me problemet e këtij institucioni shëndetësor.

Sinani në këtë takim tha se do t’i vlerësojë rezultatet e punës dhe kualifikimet pa dallim të bindjeve politike.

“Unë do të mbështes çdo kërkesë të arsyeshme tuajën për QKMF-në, dhe shpresoj që do të kemi me ju një bashkëpunim konstruktiv për të mirën e qytetarëve dhe të kolektivit tuaj” tha Sinani.

Sinani ka thënë se ka hy në këtë mandat për të bërë diçka më mirë për qytetarët e Komunës. Kurse në emër të kolektivit ka folur Nafije Ajvazi, Asllan Dermaku, Rabit Dermaku, Nebi Sylejmani, të cilët e kanë falënderuar Sinanin për vizitën.

Drejtuesit e QKMF-së theksuan para Sinanit edhe disa çështje siç është shtimi i shërbimeve në QMF në fshatin Roganë, nevojën për kuadro dhe mjete të punës.

Sinani ka thënë se mundësitë për të ndihmuar QKMF-në do të shihen pas rishikimit të buxhetit komunal, por përpjekjet për të gjetur donatorë do të jenë të përhershme.

 
Top